Qeveria i ka tërhequr emrat e anëtarëve potencialë të Bordit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Ferat Shala, kryesues i Komisionit për Ekonomi, ka thënë se kjo është bërë për shkak se vendimi i Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të AKK-së ishte i paligjshëm.
“Vendimi i Qeverisë ka qenë vendim jo i mbështetur në bazën ligjore, vendim i paligjshëm dhe kërkon që ta tërheqim, edhe ashtu javën e kaluar ne thamë që mos ta fusim në rend dite”, ka theksuar Shala.
Ndërkaq deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka bërë të ditur se është përgjegjësi e Qeverisë që ka sjellë emra pa kredibilitet.
“Unë kam votuar që të futet në rend të ditës, por përgjegjësi e Qeverisë është që të sjellë emra kredibilë që i plotësojnë kriteret kur ne mund t’i shqyrtojmë”, ka thënë ajo. Por Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit parlamentar të VV-së, ka insistuar se vendimi nuk po tërhiqet për shkak të paligjshmërisë.
“Kërkesa e Qeverisë për tërheqje të emrave të Autoritetit të Konkurrencës nuk do të thotë se po bëhet për shkak të joligjshmërisë, gjithashtu edhe ju javën e kaluar nuk i keni refuzuar ata për këtë shkak”, ka theksuar Kusar-Lila, teksa ka pranuar se në dy emra të propozuar kanë hasur në persona me mungesë përvoje për të qenë pjesë e Bordit të AKK-së.
Edhe
Mbi 10 institucione të pavarura pa borde funksionale
Që nga qershori i vitit të kaluar, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është pa bord. Kjo gjë ligjërisht ia pamundëson këtij institucioni që të gjobisë kompanitë, të cilat shkelin normat e tregut të përcaktuara me ligj.
Gjatë muajve të fundit, Kosova është përballur me inflacion, ndërsa në AKK kanë thënë se kanë bërë hulumtime, porse në mungesë të bordit ekzekutimi i gjobave nuk është i mundur.
-
KEK-u alarmon për kurdisje të rreth 800 tenderëve, Autoriteti i Konkurrencës pa bord për vendimmarrje
-
Takimi për energjinë elektrike, Autoriteti i Konkurrencës refuzon ftesën e Bajramit
-
Qeveria emëron një pjesë të bordit të ndërmarrjes “Trepça”
-
Qeveria shkarkon Bordin e “Trepçës”, emëron një të përkohshëm