LAJMET E MBRËMJES

Raporti i BIRN-it, dezinformimi që sponsorizohet nga Rusia e Kina ka për qëllim pengimin e integrimit euroatlantik të Kosovës

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

“Bashkimi Evropian është i krishterë dhe nuk dëshiron një shtet me shumicë myslimane si Kosova në mesin e tij”, është një nga narrativat e krijuara përmes lajmeve të sponsorizuara nga Rusia e Kina që qarkullojnë në Kosovë dhe si e gjetur është përfshirë në raportin “Vorbulla e rrenave”, publikuar të hënën nga organizata “BIRN”. Në raport, sipas kësaj organizate, janë përfshirë të dhëna për dezinformatat, prejardhjen e tyre e ndikimin që synojnë ta kenë.

Tomas Szunyog, ambasador i Bashkimit Evropian, që edhe e ka mbështetur përpilimin e raportit, ka thënë se angazhohen vazhdimisht për të luftuar lajmet e rreme.