LAJMET E MBRËMJES

FSK-së iu shtuan edhe 302 ushtarë të rinj që i përfunduan me sukses stërvitjet dymujore

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Forcës së Sigurisë së Kosovës që sot iu shtuan edhe 302 ushtarë të rinj. Në ceremoninë solemne të diplomimit, atyre iu ofrua mbështetje nga institucionet shtetërore për ta vazhduar rrugëtimin në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit

Nga 317 rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që iu nënshtruan stërvitjeve ushtarake dymujore, 302 arritën të diplomohen të premten.

Stërvitjet që nisën më 24 korrik u përmbyllën me një ceremoni solemne në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe atyre lokale.