LAJMET E MBRËMJES

Shpallen të pafajshëm 36 mjekët e akuzuar në rastin “Stenta”

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Gjykimi në rastin e njohur si “Stenta 2” i nisur shtatë vjet më parë ka marrë epilog në shkallën e parë - 36 mjekët e akuzuar për ryshfet e keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar janë liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës. Gjatë kësaj periudhe, vdiqën pesë persona që ishin të përfshirë në proces - dy të akuzuar, dy gjyqtarë dhe një avokat

Pas shtatë vjetësh proces gjyqësor, të 36 mjekët e akuzuar në rastin e njohur si “Stenta 2” janë liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës në seancën gjyqësore të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ata akuzoheshin për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.