LAJMET E MBRËMJES

Kurti akuzon Lajçakun, thotë se në takimin e fundit ishte përfaqësues i Serbisë

Foto: Arkiv
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Akuza për paanshmëri në procesin e bisedimeve, ka adresuar të hënën kryeministri Albin Kurti ndaj emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak. Kurti tha se Lajçak në takimin e fundit ishte përfaqësues i Serbisë dhe se për këtë, ai duhet t`u japë llogari institucioneve të BE-së, derisa vetë paralajmëroi konsultime me SHBA-në, Gjermaninë, Francën e Italinë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë ka dalë nga binarët për shkak të anshmërisë së emisarit evropian, Miroslav Lajçak, në këtë proces.

Në një konferencë për media, Kurti, teksa ka shpalosur hollësi nga takimi i 14 shtatorit, ka thënë se në takim janë kuptuar gjëra që nuk janë ditur më parë.