LAJMET E MBRËMJES

Sesioni vjeshtor nis me kërkesën e opozitës për rrëzim të Qeverisë

Ish-deputeti i LVV-së, Haki Abazi, hodhi nëpër dyshemenë e Kuvendit fletushka me mbishkrimin “Zdravo” e me fotografi të kryeministrit Albin Kurti në të. Foto: Alban Bujari/KOHA
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Rrëzimi i Qeverisë Kurti nëpërmjet mocionit, si dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme ishin kërkesat e opozitës të shpalosura në seancën e parë të sesionit vjeshtor. Deputetët opozitarë shprehën ankesa ndaj Qeverisë, mandati i së cilës bën thirrje që të përfundojë sa më parë. Përveç mënyrës së qeverisjes, aty u kritikua edhe drejtimi i dialogut nga kryeministri Albin Kurti. Seanca, e para e sesionit, nuk e pa fundin

Me dy seanca brenda ditës Kuvendi i Kosovës të enjten e ka nisur sesionin vjeshtor. Por, deputetët e kthyer prej pushimit më shumë se 1-mujor, nuk arritën ta përmbyllnin as seancën e parë, e cila nisi me 30 minuta vonesë.

Kryefjala e kësaj seance ishte kërkesa e opozitës për rrëzim sa më parë të Qeverisë Kurti nëpërmjet mocionit, si dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme.