LAJMET E MBRËMJES

Rama propozon draftstatut “neutral” për Asociacionin

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Në një konferencë shtypi, kryeministri Rama ka theksuar se presidentit Macron dhe kancelarit Scholz ua ka propozuar një draftstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe theksoi se formimi i kësaj trupe do t’ia hapte shumë dyer shtetit. Paraprakisht ai foli mbi situatën e fundit të krijuar në veriun e banuar kryesisht me serbë, për të cilën tha se po merr përmasat e një tragjedie politike për Kosovën. Sipas tij, nëse trupat e huaja do të marrin veriun, çështja do të kthehet në tryezë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka përcjellë presidentit francez, Emanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, një draftstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa e pyetur paraprakisht Kosovën në lidhje me përmbajtjen.

Në një konferencë shtypi në Tiranë, Rama e bëri të ditur këtë lajm dhe tha se dokumenti është konfidencial.