LAJMET E MBRËMJES

Kurti e Escobar mohojnë vendosjen e afateve për propozimet e bëra për situatën në veri

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, përgënjeshtroi raportimin për ultimatum që e bënë disa media, përfaqësues të të cilave ai i takoi në Prishtinë një ditë më parë. Escobar, por edhe kryeministri Albin Kurti e mohuan se Kosovës i është dhënë kohë më së largu të mërkurën, që të japë përgjigje mbi propozimin ndërkombëtar për depërshkallëzimin e situatës në veri. Kryeministri shpalosi edhe pozicionin e tij në raport me kërkesat e ndërkombëtarëve.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, dhe kryeministri Albin Kurti e mohuan se një ditë më parë Kosovës iu dha ultimatum për ta pranuar më së largu të mërkurën propozimin ndërkombëtar për depërshkallëzimin e situatës në veri.

Mediat që të martën u ftuan nga Ambasada amerikane në një takim me Escobarin e cituan atë për ultimatumin. KOHA nuk ka qenë e pranishme në këtë takim.