LAJMET E MBRËMJES

I pandehuri s’e pranon fajësinë për kanosjen e Fatmir Lamës

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Rasim Vatovci, i akuzuar për kanosjen e autorit të dokumentarëve të KTV-së, Fatmir Lama, nuk e ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar për rastin që ndodhi në vitin 2017. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ai tha se nuk ndihet fajtor. E në dokumentarin “Rrëfime për Kosovën”, para gjashtë vjetësh ishte publikuar material arkivor që Lama e kishte siguruar nga Arkivi i Kosovës, ku përmendej babai i të pandehurit si person me mbështetje të organeve të sigurisë së Serbisë

Gjashtë vjet pasi i pandehuri Rasim Vatovci e kërcënoi autorin e serisë së dokumentarëve të KTV-së, “Rrëfimet për Kosovën”, Fatmir Lama, shkaku i punës së tij, është mbajtur të martën seanca e shqyrtimit fillestar për rastin. Para Gjykatës Themelore në Prishtinë, i pandehuri u deklarua i pafajshëm për veprën penale të kanosjes.

“Jo, jo... Më vjen mirë që është Fatmir Lama këtu, se e kam lutur si për gjak: mos fol fjalë të ndyta, edhe ka bërë falsifikim, e ka bërë videon”, tha Vatovci.
Deklarimin e tij Lama e kundërshtoi si të pavërtetë, tek tha se përmbajtja në dokumentar ishte nga dokumentet arkivore.
“Në dokumentarin që është shfaqur nuk ka asnjë fjalë në tekstin tim. Me këtë që e tha zotëria, që unë kam deklaruar se babai i tij ka dhunuar, nuk ka asnjë të vërtetë”, tha Lama.