LAJMET E MBRËMJES

Kandidatët për kryetar të Zubin-Potokut thonë se do të përpiqen ta funksionalizojnë administratën komunale

Foto: Driton Paçarada\KOHA
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Pa incidente është realizuar procesi i votimit edhe në Zubin-Potok, në të cilën komunë dy shqiptarë garuan për postin e kryetarit. Nga katër qendrat e votimit, ajo në fshatin Çabër ishte më e frekuentuara.

Shkolla “Osman Rama” në Çabër është qendra e votimit më e frekuentuara nga 4 gjithsej që janë hapur për ta zgjedhur kryetarin e Zubin-Potokut.

Në këtë komunë me shumicë serbe, serbët bojkotuan procesin elektoral.