LAJMET E MBRËMJES

Faturat e energjisë me rritje prej 15.4 për qind nga prilli

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Rritja e rrymës do t'i prekë të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Vendimi për këtë rritje, sipas ZRRE-së, ka qenë i pashmangshëm shkaku i ngritjes së çmimeve të energjisë që importohet dhe i prodhimit të paktë për mbulimin e kërkesës së konsumatorëve. E këtë vendim e kanë kritikuar të enjten deputetë të pushtetit dhe ata të opozitës

Një qytetar që konsumon mesatarisht rreth 600 kilovatë orë energji në muaj faturën për rrymën e shpenzuar në muajin prill do ta marrë me një rritje prej 5.5 eurosh krahasuar me atë të muajit mars, shkaku i vendimit të marrë të enjten nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15.4 për qind.

Nga ky vendim, i cili do të jetë në fuqi deri më 31 mars të vitit 2024, do të preken të gjitha kategoritë e konsumatorëve.