LAJMET E MBRËMJES

VV-ja në Lipjan e “shpërblen” kryetarin e Komunës me trofeun “Kampion i korrupsionit”

 

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Lipjanit kanë debatuar mes tensionesh, në mbledhjen e së martës, në të cilën është diskutuar për arrestimin e 7 zyrtarëve komunalë. Ata janë kapur nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë mashtruar kur kanë pranuar punimet në stadiumin e futbollit në Magurë. Nëpërmjet një performance, asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje e shpallën kryetarin Imri Ahmeti “Kampion të korrupsionit”

Mes akuzash e kritikash ndërmjet pushtetit lokal dhe opozitës është zhvilluar mbledhja e Kuvendit Komunal në Lipjan, të martën.

Shkak për tensione është bërë arrestimi i 7 zyrtarëve komunalë që ndodhi ditë më parë nën dyshimin për abuzim me kontratën për stadiumin e futbollit në Magurë.