LAJMET E MBRËMJES

Nysret Cena u vra me breshëri plumbash, digjet vetura nga e cila dyshohet të jetë shtënë

 

48-vjeçari Nysret Cena është qëlluar për vdekje, derisa ndodhej në veturën e tij. Sipas autoriteteve, në automjetin që po e ngiste është shtënë nga afër me kallashnikov, ndërkaq vetura nga e cila dyshohet të jetë shtënë është gjetur e djegur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Në Polici e as në Prokurorinë e Ferizajt nuk kanë dhënë detaje për rastin, por kanë thënë se për të po zhvillohen hetime intensive.

“Hetimet po zhvillohen dhe po zhvillohen në mënyrë intensive. Një armë AK-47 (kallashnikov) është gjetur në veturën e djegur. Por nuk ka diçka konkrete”, tha Shukri Jashari, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.