LAJMET E MBRËMJES

KFOR-i siguron Jarinjën, serbët përplasen me policinë matanë kufirit

 

Dhjetëra serbë kanë marrë pjesë në protestën e mbajtur disa metra larg nga kufiri me Kosovën. Tentimi i tyre për të kaluar kufirin u parandalua nga policia e Serbisë, e protesta e tyre u shoqërua edhe me përleshje mes pjesëmarrësve e zyrtarëve policorë. Pika kufitare të cilët individët nga territori i Serbisë e synonin, të dielën u barrikadua nga pjesëtarë të KFOR-it.

Me tensione e përplasje me policinë e Serbisë është përcjellë protesta e serbëve në kufi me Kosovën.

Në territorin e Serbisë, dhjetëra persona, disa prej të cilëve të maskuar, janë mbledhur në përkrahje të atyre që më shumë se një javë janë duke qëndruar në barrikadat e vendosura në rrugët që shpien drejt kufirit me shtetin serb.