LAJMET E MBRËMJES

Ish-pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës dyshohen për sulmet në veri

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë të mërkurën se situata në veri tani është e qetë. Ai ka thënë se prapa sulmeve me shok-bomba e armë zjarri ndaj zyrtarëve komunalë të zgjedhjeve në komunat veriore dyshohet se qëndrojnë disa nga ish-pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës

Prapa sulmeve me shok-bomba e armë zjarri ndaj zyrtarëve komunalë të zgjedhjeve në komunat veriore, dyshohet se qëndrojnë disa nga ish-pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një konferencë për media, ai deklaroi se situata në komunat veriore gjatë ditës së mërkurë ishte e qetë, e për tensionet e djeshme kur pati të shtëna e shok-bomba, tha se janë shkaktuar nga grupet terroriste të mbështetura nga shteti i Serbisë.