LAJMET E MBRËMJES

Të zgjedhurit e popullit të Kosovës e Shqipërisë shtruan nevojën për më shumë bashkëpunim

 

Ashtu si 110 vjet më parë, nëntori i ka bërë bashkë përfaqësuesit e popullit të Kosovës dhe të Shqipërisë. Për dallim nga atëherë, u takuan në Tiranë, e jo në Vlorë.

Pati edhe një dallim: Në parlamentin e Shqipërisë ku u organizua takimi, u shfaqën dy flamuj dhe u intonuan dy himne shtetërore, të cilat u paraprinë fjalimeve, nëpërmjet të cilave u bë thirrje për mbrojtjen e interesave të përbashkët kombëtarë.