LAJMET E MBRËMJES

70-vjeçari vrau gruan në Prishtinë, kërkohet që mosha të mos merret si masë lehtësuese

 

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Një grua 63-vjeçare është vrarë me sëpatë nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar. Menjëherë pas vrasjes i dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa motivet e vrasjes nuk dihen ende. Prokuroria disa orë pas arrestimit ka kërkuar masën e paraburgimit. E ndjera ishte mësimdhënëse në shkollën fillore “Dardania”. Kjo shkollë më të marrë lajmin ka ndërprerë mësimin në shenjë pikëllimi për vdekjen e mësimdhënëses.

Edhe një grua i është shtuar listës së grave të vrara nga bashkëshortët e tyre në Kosovë. Një grua 63-vjeçare dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar me sëpatë.

Sipas informatave të Policisë, vrasja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.