LAJMET E MBRËMJES

Kurti optimist për marrëveshje, nga BE-ja kërkohet të bëjë presion ndaj Serbisë

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Qasja e re në dialogun Kosovë-Serbi nga gushti i këtij viti, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shtuar gjasat për arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve. Kurti ka thënë se dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por duhet të jetë për marrëveshje. Ndërkohë, Bashkimit Evropian i është kërkuar që të rrisë presionin ndaj Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, pasi procesi dialogues, sipas tij, ka hyrë në një fazë të re nga gushti i këtij viti.

Në kuadër të seminarit të 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, Kurti ka thënë se dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por duhet të jetë për marrëveshje.