LAJMET E MBRËMJES

Kurti e Jasharaj debatojnë në distancë, nxënësit vazhdojnë të mbesin në shtëpi

 

As këtë të hënë nxënësit nuk do të kthehen në bankat shkollore. Sinjale për të zgjidhur ngërçin në sektorin e arsimit nuk kanë dhënë të dielën Sindikata e Bashkuar e Arsimit e as Qeveria. Kryeministri Albin Kurti i ka quajtur grevistët, sindikalistë të PAN-it. E, në SBASHK deklaratat e shefit të ekzekutivit i kanë quajtur “bajate”. Rekomandim për zgjidhje të situatës ka dhënë të dielën opozita, por në SBASHK nuk e kanë parë si zgjidhje propozimin e LDK-së.

Thirrjeve të nxënësve të shkollës fillore “Faik Konica” në kryeqytet, nuk iu përgjigjën mësimdhënësit as këtë javë.

Greva e cila ka nisur që nga 25 gushti, do të vazhdojë edhe këtë javë, pasi sinjale për arritjen e një marrëveshjeje nuk ka dhënë Sindikata e Bashkuar e Arsimit e as Qeveria.