LAJMET E MBRËMJES

Pas reduktimeve, kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Pas reduktimeve 6 orë me rrymë dhe 2 pa të që filluan mëngjesin e së hënës, në mesditë është kthyer furnizimi i rregullt me energji.

Ndërprerjet u evituan pas bashkëpunimit mes Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë (KESH).