LAJMET E MBRËMJES

Vuçiqi i reagon Escobarit për Asociacionin, nuk shprehet optimist për rezultate në takimin e 18 gushtit

 

Bashkimi Evropian nuk ka ndarë ende detaje për takimin e 18 gushtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, të enjten, ka thënë se në këtë takim, sikurse edhe në të tjerat pasardhëse, do të tentojnë që të kenë lëvizje para në të gjitha çështjet.