LAJMET E MBRËMJES

Kuvendi synon miratimin e Rregullores së re para pushimit

 

Pas disa vjetëve shqyrtim, Rregullorja e re e punës së Kuvendit do ta ketë mundësinë që të miratohet në lexim të dytë në njërën nga dy seancat që Kryesia i ka caktuar për këtë javë.

Ajo do të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e së enjtes, për miratimin e së cilës nga Kryesia u tha se ka dakordim të grupeve parlamentare.