Në kompleksin e tempujve Angkor Wat në Kamboxhia arkeologët kanë gjetur një statujë të madhe, që besohet se daton nga fundi i shekullit dymbëdhjetë. Sipas hulumtuesve, figura 2- metërshe shpërfaq një njeri që mbase kishte shërbyer si gardian që qëndronte në hyrje të ndonjë spitali antik.
“The Cambodia Daily” e ka përshkruar këtë gjetje si “diçka që ndodh vetëm në filma”, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e BBC-së. Angkor Wat është një prej destinacioneve më të popullarizuara në juglindje të Azisë.
Vitin e kaluar kompleksi - që ishte ndërtuar në periudha të ndryshme të perandorisë Khmer nga shekulli 9 deri në shekullin 15 - kishte tërhequr rreth 2.5 milionë vizitorë. Por shumica e artefakteve më me vlerë të këtij kompleksi arkeologjik janë plaçkitur.
Ekspertët thonë se kjo gjë është arsye pse gjetja e fundit është kaq e jashtëzakonshme. Është përshkruar si një nga statujat më të rëndësishme që janë gjetur në Angkor në vitet e fundit.
Arkeologët e kanë gjetur statujën në një thellësi prej 40 centrimetrash, derisa ishin duke hulumtuar në një ndërtesë spitali të kohës së sundimit të Mbretit Jayavarman VII, i cili kishte sunduar prej vitit 1181 deri më 1220... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.