Tiranë, 5 maj – Zarzuelat e famshme spanjolle për herë të parë prekin skenën shqiptare përmes zërave të njohur të operës. Solistët dhe orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit nën drejtimin e Ricardo Casero mbrëmjen e së shtunës do të sjellin për publikun, pasionin e zjarrtë mesdhetar. Bashkë me flamengon, zarzuelat janë cilësuar pjesë e identitetit të kulturës spanjolle.
I pranishëm në Tiranë për koncertin e së shtunës, dirigjenti spanjoll si Ricardo Casero tregon se zarzuela janë zhanri që mbushin teatrot në Spanjë. Sipas tij, ato i përkasin një zhanri, i cili i dedikohet tërësisht dashurisë, pasionit dhe bukurisë, duke shtuar se kjo është një kulturë prej 400 vjetësh në Spanjë. “Zarzuelat njihen si zhanri që mbush teatrot muzikorë në Spanjë. Ato i përkasin një zhanri lirik në muzikë, tingujt dhe fjalët e së cilave i dedikohen tërësisht dashurisë, pasionit dhe bukurisë. Është një kulturë 400 vjeçare në vendin tim dhe portofoli i tyre është plot me thesare që nuk ma bënë aspak të thjeshtë përzgjedhjen për këtë program. Do të prezantojmë më të mirat e kësaj kulture në Tiranë”, tregon mes të tjerave dirigjenti i njohur spanjoll.
Zarzuelat vijnë për publikun në Katedralen Ortodokse në Tiranë të shtunën në mbrëmje, por duke qenë se TOB është në rikonstruksion biletat publiku do të mund t’i gjejë në Teatrin Kombëtar. Në skenën e koncertin të së shtunës në mbrëmje do të jenë për publikun solistë e njohur të Teatrit të Operës dhe Baletit si Eva Golemi, Vikena Kamencia, Armaldo Kllogjeri, Armando Likaj, Drina Selimaj, Ramona Tullumani, Shpresa Beka, Enkelejda Kamani, Klodjan Kaçani, Ivana Hoxha, Sonila Baboçi që do të interpretojnë këtë repertor të bukur spanjoll të këngës zarzuela.
-
“Misa a Buenos Aires” luan tango midis qiellit dhe tokës
-
“Kur ndjenjat marrin zë” rikthen Ermonela Jahon në Tiranë
-
Duo me kitarë e flaut zbërthen traditën spanjolle
-
“Ramë Lahaj & Friends” sjell magjinë e skenave botërore
-
“Ramë Lahaj & Friends” bashkon yjet e operës, përball publikun me skena metropolesh