Organizatorët e edicionit të 29-të të festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, këngës për fëmijë “Fluturat 2017” dhe “Rock live”, Studio Helix dhe Komuna e Prizrenit ftojnë të gjithë kompozitorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora që të konkurrojnë me krijimet e tyre më të reja, transmeton Koha.net.
Konkursi mbetet i hapur deri me 6 shtator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFestivali “Zambaku i Prizrenit”, i vetmi festival i këngës së vjetër qytetare në Kosovë, nëpër vite ka ruajtur frymën e vlerave të mirëfillta dhe është shndërruar në një nga aktivitetet që hyjnë në përshkrimin e ngjarjeve të qytetit. Ndër të tjera Prizreni quhet edhe qyteti i “Zambakut...”
Këtë vit për shkak të procedurave tenderuese (anulimit dy herë të tenderit), festivali “Zambaku i Prizrenit”, “Fluturat” dhe Rock live do të mbahen në pjesën e fundit të muajit shtator.
Studio Helix, kompania muzikore që merret me organizimin e aktiviteteve muzikore, është fitues i tenderin për organizimin e këtij festivali .
Në cilësinë e fituesit të tenderit për organizimin e këtij festivali, Studio Helix në bashkëpunim me Kuvendin Komunal në Prizren shpall konkursin për pranimin e këngëve konkurruese për festivalin e këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit 2017”, “Fluturat” dhe Rock Live. Kushtet për konkurrim janë këto:
– Këngët konkurruese duhet të kenë vlera të mirëfillta muzikore në frymën e këngës së vjetër qytetare:
- Këngët konkurruese për “Fluturat” duhet të kenë vlera të mirëfillta të këngës për fëmijë.
- Këngët për festivalin Rock live duhet të kenë vlera të muzikës Rrock
Pjesëmarrësit në konkurs duhet të dërgojnë demo incizimin e këngës dhe tekstin në dy kopje.
Punimet dërgohen me shifër, ndërsa në zarf të veçantë dërgohet emri dhe mbiemri i plotë i autorit me adresë të saktë dhe me numër të telefonit.
Do të shqyrtohen vetëm kompozimet e reja të cilat janë në frymën e muzikës së vjetër qytetare.
Festivali ka karakter garues.
Punimet duhet të dorëzohen deri më 6 shtator në adresën Rruga e Saraçëve, numër 3B, ose në adresën elektronike [email protected] me shenjën për Festivalin “Zambaku i Prizrenit 2017. Edicioni i 29 i Festivalit Zambaku i Prizrenit do të mbahet në ditët e fundit të muajit shtator.
Informatat më të hollësishme mund të merren në numrin e cel 044/049 187 394
Shpërblimet:
Juria profesionale veçon tri vendet e para për këngët më të mira të festivalit. Kënga fituese shpërblehet me trofeun “Zambaku i Argjend”, përderisa votat e publikut përcaktojnë këngën më të mirë të zgjedhur nga publiku, e cila shpërblehet me trofeun “Mikrofoni i Artë”.
Kënga që do të zërë vendin e parë, përveç “Zambakut të Argjendtë”, do të shpërblehet me 500 euro, vendi i dytë me 300 euro dhe kënga që do të zërë vendin e tretë do të shpërblehet me 200 euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku, përveç me “Mikrofonin e Artë”, do të shpërblehet edhe me 300 euro. Trofeu “Zambaku i Argjend” i takon kompozitorit, ndërsa trofeu “Mikrofoni i Artë” i takon këngëtarit, Shpërblimet e tjera në mënyrë të barabartë i takojnë këngëtarit dhe kompozitorit të këngëve fituese.
Gjithashtu do të ndahen shpërblimet tradicionale për këngët më të mira të festivalit “Fulturat 2017” dhe Rock Live 2017.