Nën majat e thepisura të bjeshkëve, buzë lumit Shalë, do të mbahet edicioni i tretë i festivalit “ZaFest”.
Ky Festival, i cili tash e tre vjet i takon Thethit, është organizimi i parë i këtij lloji që u dedikohet Alpeve Shqiptare. Edhe këtë vit qëllimi i festivalit është zgjimi i kulturës shqiptare, prandaj ka ndërthurje midis muzikës, gojëdhënave, tregimeve e legjendave.
Thethi është fshat i mbushur me kulla qindravjeçare dhe ndodhet fare pranë vendeve natyrore që mahnitin me bukurinë e tyre, siç janë: “Ujëvara e Thethit”, “Kanioni i Gunasit”, “Maja e Arapit” apo “Syri i kaltër”. “Zâ Fest” kthen vëmendjen te këto perla të natyrës, duke sjellë për publikun muzikë origjinale dhe rrëfenjat e paraardhësve, me sfondin prej peizazhi të veçantë në gjirin e mikpritjes tradicionale shqiptare.
Sipas drejtorit të Festivalit, Vlashent Sata, për tri ditë radhazi, më 2,3 dhe 4 gusht, veriu i Shqipërisë do të mirëpret një festival me program cilësor ashtu siç edhe e meriton.
Në qendër të festivalit do të vazhdojë të jetë muzika. Mirëpo të gjithë ata që dëshirojnë që të jenë pjesë e këtij festivali këtë vit duhet që të përgatiten edhe për surpriza të reja. Ashtu si në edicionin e kaluar, edhe këtë vit “Zâ Fest” shpluhuros nga harresa një pjesë të thesarit gojor të maleve shqiptare.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Thethi mirëpret turistët me eksplorim, gatim, ritëm dhe art
-
“Za Fest” thërret në Theth dashamirët e artit elitar
-
“Eja n’Sharr” mes aventurave dhe bukurisë së maleve të Sharrit
-
“Zâ Fest” jehon me poezi e muzikë nëpër bukuritë natyrore
-
Vaskat e gurit në Ndërlysaj të Thethit, skulpturë e vërtetë natyrore