Shkëmbimi kulturor ka qenë qëllimi kryesor që shtyu orkestrën nga Vankuveri i Kanadasë të mbajë turne në shtetet e Ballkanit. Destinacion të fundit patën Kosovën.
Programi që promovon kompozitorët e rinj, kosovarë, por edhe kanadezë, ishte veçantia. “West Coast Symphony” mund të jetë orkestër, e cila në përbërjen e saj ka edhe instrumentistë amatorë, por koncerti i së enjtes dëshmoi përkushtimin dhe qasjen, shkruan sot Koha Ditore.
Nën drejtimin e dirigjentit shqiptar Bujar Llapaj, kjo orkestër hapi edicionin e 13-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM”. Mbrëmjen e nisi me premierën botërore të veprës
“Koncert për klarinetë dhe trombon” të kompozitorit kosovar Kreshnik Aliçkaj. Kjo vepër bashkëkohore, e cila është kompozuar tre muaj më parë nuk është edhe aq e lehtë për interpretim, pikërisht për shkak të formacionit që ka me klarinetë dhe trombon. Por pas koncertit Aliçkaj ka thënë se interpretimi ka qenë i mirë. Në klarinetë interpretoi Gwynneth Jones, ndërsa në trombon Jim Hopson, një vepër e të cilit u interpretua fill pas asaj të Aliçkajt, po ashtu premierë botërore. Bëhet fjalë për veprën “Qytetit” nga suita “West Coast”.
Publiku i cili mbushi përplot amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, ishte aty që të duartrokasë e mbështes këtë orkestër gjatë tërë mbrëmjes.
“(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Të dielën në Prizren, koncert i West Coast Symphony Orchestra
-
Filarmonia me dy premiera promovon potencialin e kompozitorëve vendorë
-
Filharmonia historike në Varshavë me mesazh identiteti e tradite
-
“Turning point” në tingujt e dialogut kulturor mes popujve të Ballkanit
-
“Turning Point” në tingujt e dialogut kulturor mes popujve të Ballkanit