Kulturë

“We Need New Stories” me dramat politike të kësaj epoke

Brexiti, Trumpi, kolonializmi, Rommy Robinsoni, “ngucakeqët”, politika e identitetit: vepra e re e gazetares së shpërblyer të “Guardianit”, Nesrine Malik, zhbiron në zemër të zjarrmisë së madhe politike aktuale dhe ofron një vlerësim mendjeftohtë.

Thelbi i veprës së saj është se ne nuk kemi rënë në kurthin e ndonjë habie të pakëndshme ose se kemi hasur ndonjë gungë rruge që ul shpejtësinë. Në vend të kësaj, ne po përjetojmë “kulmin” e faktorëve të kahershëm të mishëruar me “iluzione helmuese” që po “prekin tema që janë të vjetra për dekada me radhë”.

Qoftë nëse bëhet fjalë për brexiterët ose Trumpin, që nxjerr dufin në një kohë mitike të pushtetit kombëtar, qoftë për paqen dhe bollëkun, apo për aktivistët e së djathtës ekstreme që nuk lodhen fare për të drejtat e njeriut duke fyer edhe kolumnistët që përfaqësojnë dëshirën universale të studentëve për më shumë programe universitare me përfaqësim më gjithëpërfshirës racor si mjet për të luftuar bullizmin.

Maliku merret me secilën temë, duke u shkuar deri në fund të metave dhe lëshimeve me qëllim që të zbardhë edhe rrënjët e problematikës së caktuar. Kjo është më shumë se e domosdoshme në një epokë ku “pikëpamjet që më parë ishin frenuar për shkak të korrektësisë politike ia kanë dalë të rrokin vëmendjen e madhe nëpërmjet mediave sociale dhe organizatave mediatike tradicionale që më parë kurrë nuk do t’i emetonin në hapësirën e tyre. Përdorimi i gjerë i medieve sociale dhe i medieve virtuale ofruan platformë që t’u jepet hapësirë zërave që më parë ishin të margjinalizuar... por edhe të atyre që kishin pikëpamje radikale djathtiste”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)