Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vushtrria ende pa Plan të Qendrës Historike, monumentet në rrezik

Ndonëse vetëm në qendër të Vushtrrisë janë shtatë monumente të trashëgimisë kulturore, kjo komunë ende nuk e ka miratuar Planin rregullues të hollësishëm për Qendrën Historike.

Ka dy vjet që një plan i tillë është hartuar në bashkëpunim me organizatën “Trashëgimia kulturore pa kufij”, por nuk është miratuar nga Kuvendi Komunal.

Nga kjo organizatë thonë se qëllimi i planit është të ruajë dhe të trajtojë trashëgiminë kulturore në këtë qytet, që sipas tyre, është duke u degraduar.

Zyrtarët komunalë thonë se janë duke punuar në këtë drejtim për të kuptuar se pse plani nuk mori votat e mjaftueshme në legjislaturën e kaluar.

Plani rregullues për Qendrën Historike të Vushtrrisë, sipas Aliut, pritet që të dërgohet në Kuvendin Komunal për miratim në pjesën e dytë të këtij viti.