Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vuajtja prapa buzëqeshjes së gjeniut të komedisë

Robin Williams dhe unë jemi shpërngulur në Los Angeles nga San Francisco në fund të viteve ’70 dhe të dy kishin nisur të punonim në televizion për realizimin e “Laugh-In”. Unë ulesha në njërin prej zyrave të izoluara me një staf shumë të madh e papërvojë në të shkruar. Ai ishte para kamerave, ylli në ngritje.

Kishte vizituar hapësirën time të punës disa herë, por nuk kishim komunikuar shumë. Njëherë, gjatë një spektakli të paharrueshëm, kur unë po vizitoja prindërit në San Francisco, e kam parë atë tek ecte në rrugë para nesh, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. Pasi e thirra në emër u kthye dhe bërtiti “Sister Comedy!”, dhe pastaj vrapova drejt tij e më dha një përqafim. Ndjesia e ngrohtë që më dha ai përqafim mbetet edhe sot.

Përndryshe, nuk e mbajtëm miqësinë. Ai ishte një yll i zënë i showbiznesit, që dita-ditës po ngrihej edhe më, dhe të jem e sinqertë më dukej i vështirë për të biseduar me të. Diku brenda tij, ndodhej një mur i pakapërcyeshëm. Ose, sikur e kishte thënë njëherë miku ynë i përbashkët, Dave Letterman: “Ai është sikur një djalosh brenda një djaloshi”. Kështu që, përveç asaj që kishte mbledhur nga thashethemet publike apo anekdotat personale të mikeve të përbashkëta, me disa prej të cilave kisha pasur takime, asnjëherë nuk kam ditur shumë për jetën e tij reale.

E kjo gjë më çon tek “Robin”, kjo biografi e re, intime, jashtëzakonisht e detajizuar, e shkruar nga Dave Itzkoff. Libri është një lloj zbulimi, i portretit të një burri me talent të madh, tek përpiqet të ndërtojë një karrierë dhe një jetë, ndërkohë që është i rrethuar nga kakofonia e zërave e impulseve kontradiktore. Në gati 500 faqe, libri është rezultat i një hulumtimi të palodhshëm dhe një përkushtimi prej këndit të një adhuruesi.

William ishte i biri i babait që ishte udhëheqës në “Ford” dhe së ëmës me të cilën kishin udhëtuar shumë, edhe zyrtarisht, edhe për qejf. Si prindërit, ata i kishin siguruar jetë komode e të pasur dhe njëfarë tendosjeje gjenetike për alkoolizmin me të cilën Williams kishte pasur telashe përgjatë gjithë jetës së tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)