Vetura e tipit “Golf 2” e vendosur në oborrin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, është zëvendësuar me një tjetër. Për një ditë të vetme, instalacioni i Fatmir Mustafa-Karllo, që është pjesë e ekspozitës “Mjegull”, u largua nga vendi për t’u vendosur një tjetër e markës “Audi”.
Por me një qëllim tjetër. Kësaj radhe ajo shërben edhe si mjet nga ku projektohet videoinstalacioni i artistes kosovare, Shpresa Faqi, e cila jeton në Gjermani. Vizatime me tush, që ajo i ka bërë gjatë rrugës kur ka ardhur nga Gjermania në Kosovë, janë projektuar në murin e GKK-së, por për shkak se muri është i vrazhdë, këto punime nuk u dukën mjaft mirë. Ky projeksion zgjat 45 minuta, shkruan sot Koha Ditore.
Ajo ka përshkruar udhëtimin e saj, atë që kishte bërë 28 vjet më parë me familjen e saj kur migruan nga vendi. Por punimet e saja dhe kujtimet e asaj kohe janë paraqitur përmes syrit të artistes. Ky rrëfim nuk mëton të jetë i dhimbshëm e as nostalgjik, por më shumë si një testim i lirisë dhe jetës duke shprehur interesim për relacionet ndërnjerëzore.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Arti që zbërthen emigrimin “shoqëron” liderët kosovarë në Berlin
-
Artistja Shpresa Faqi hap ekspozitë në Ambasadën e Kosovës në Berlin
-
Artistja që me art eksploron historitë reale
-
Eksodi i 1999-s me rrëfimet e refugjatëve si akt heroizmi
-
“Hape portën moj Evropë” e 1990-s rikthehet si iso e vitit pa viza