Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Viti i Majmunit” me ëndrrat e Patti Smithit

Patti Smith është një boheme autentike e krejt origjinale, pretendimet e së cilës në poezi ishin ratifikuar prej instinkteve të saj solide për rock ‘n’ roll.

Për Smithin, një artiste e madhe që duhet të jetë rebele e romanticizmit, qoftë si puna e poetit Arthur Rimbaud ose si rockeri Jim Morrison (dy figura të ekzaltuara në “Hall of Fame” të djemve kryeneç), transmeton Koha Ditore.

Memoari i saj i vitit 2010, “Just Kids”, që do të nderohej me Çmimin Kombëtar të Librit, ishte një kronikë mendjemprehtë e Smithit, fillimisht si dishepull, e pastaj si mjeshtre i artit të krijimit të një personaliteti që në vete personifikon arritje artistike: në rastin e Smithit, çika e keqe e kamur, çapkënia super-yll e rrugës, e cila ia del të jetësojë edhe ëndrrat e saj më të krisura.

Ëndrrat dominojnë memoarin e tretë dhe më të ri të Smithit, “Year of Moneky”. Me ngjarjen që zhvillohet në vitin 2016, vepra përfshin vizita në shtratin e vdekjes që ua bën miqve që po vdesin sikur se dramaturgu Sam Shepard dhe gazetarja producente, Sandy Perlman, dhe përfundon me reagimin e saj tronditës pas zgjedhjes së Donald Trumpit president të Shteteve të Bashkuara – por “Monkey” qendërzon jetën e brendshme të trazuar në moshën shtatëdhjetëvjeçare.

Fillin e ka me Smithin që rezervon një dhomë në një vend që ajo e quan “Motel ëndrrash”. Dhe nuk kalon shumë kohë para se ta takojë një njeri me emrin Ernest, i cili, derisa libri shtjellohet, vërtetohet se është një orator i hatashëm që padyshim se rrok vëmendjen e madhe të Smithit të entuziazmuar.

Edhe “The Salt Path” dhe librat më skandalozë të vitit 2025 Kulturë 6 muaj më parë “The Salt Path” dhe librat më skandalozë të vitit 2025

A supozohet që ne përnjëmend të besojmë se Patti e fiksuar pas ëndrrës takohet rastësisht me Ernestin e çiltër, i cili flet për gjëra sikur “puna e ëndrrave është se ekuacionet zgjidhen në një mënyrë krejt unike”, duke krahasuar me ato rrobat e ngurtësuar pas larjes dhe si “nënat tona kur na e kthejnë shpinën?”

Zigzaget e Smithit anembanë vendit – nga Manhattani deri në San Francisko e prej Venecias deri në Plazhin e Tusconit – duke shkrepur fotografi shoqërojnë çdo kapitull. Por gjithnjë udhëpërshkrimi i saj ka një rrjedhë të logjikshme, me narracionin që e shtrëngon Smithin të përshkruajë njërën prej ëndrrave të mallkuara të radhës...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)