Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Vetëdija - dikur dhe sot” për gruan e diskriminuar

Imazhi i nuses shqiptare zbërthehet deri në 14 versione, torzoja shpërfaq bukurinë e trupit femëror e në një hapësirë të mbuluar me xhama zë vend vepra me elemente nga paja e nusërisë.

Krejt këto ndërtojnë konceptin e një ekspozite jo fort të zakonshme, që u hap në hapësirën e Muzeut Kombëtar të Kosovës. Autorja e ka gjetur inspirimin kur e ka lexuar Kanunin e Lekë Dukagjinit. Prej aty ka marrë hov ideja e saj për ta realizuar ekspozitën e parë personale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vetëdija - dikur dhe sot” është titulluar ekspozita e artistes Shqipe Kamberi, e hapur të martën mbrëma. Në të prezantohen 14 vepra nga cikli “Nusja” dhe vepra nga cikli “Torzo femre”. E ajo që paraqet pajën e nusërisë shpërfaq një zakon sipas traditave shqiptare të dikurshme.

Portretet e nuseve të shpërndara nëpër hapësirën ekspozuese - të realizuara nëpërmjet një teknike që kombinon materiale të ndryshme me elemente të veshjeve tradicionale - i kanë të gjitha sytë e mbyllur. Kësisoj e simbolizon Kamberi shtypjen e diskriminimin që i është bërë gruas dikur e që vazhdon t’i bëhet edhe sot.

Kamberi më 1998 diplomoi për pikturë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, në klasën e profesorit Muslim Mulliqi.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënderaj Boshtrakaj, e ka hapur ekspozitën duke e vlerësuar interesante dhe të vlefshme temën që shtjellon “Vetëdija- dikur dhe sot”, për vizitorët e Muzeut të Kosovës dhe gjithë shoqërinë kosovare.

Kuratorja e kësaj ekspozite, Penesta Dika, në katalogun e ekspozitës, ka shkruar se artistja Shqipe Kamberi, në ekspozitën “Vetëdija - dikur dhe sot”, paraqet nga njëra anë portrete nusesh që karakterizohen përmes përdorimit të disa veshjeve tradicionale në mënyrë simbolike dhe nga ana tjetër paraqiten torzo femrash në pëlhura... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.