Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vendi i Trebeshinës në letërsinë shqipe

Kasëm Trebeshina është shkrimtari që lëvroi pothuajse të gjithë zhanret letrare. Pas kaq vitesh, shkrimtarit i janë botuar vëllime me poezi, novela, romane, drama, ese, etj., ndaj dhe pozicionimi i shkrimtarit brenda traditës letrare është i nevojshëm.

Trebeshina erdhi në letërsinë shqipe, në një moment, kur tradita letrare paraqitej e konsoliduar dhe e bollshme me modele. Letërsia e viteve ’30 -‘40 shfaqte një larmi stilesh krijuese, si dhe përplasje produktive të prirjeve estetike. Kjo letërsi karakterizohej me krijime të cilat mbartnin elementë të romantizmit, sentimentalizmit të vonuar, diku madje edhe elementë të klasicizmit, simbolizmit, si dhe një prirje të dukshme të konsoliduar drejt stilit realist, shkruan sot Anila Mullahi në Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo traditë e zhvillimit të letërsisë shqipe në gjysmën e parë të shekullit XX, do të ndërpritet pas Luftës së II Botërore nga përpjekje për të krijuar një letërsi të një lloji tjetër, nën etiketimin e termit realizëm socialist.

Shkrimtarët, të cilët e kuptonin specifikën e artit dhe nuk pranuan ta njëtrajtësojnë atë me propagandën, u përballën me faktin e ndalimit të veprave të tyre, mënjanimin nga jeta letrare, madje disa prej tyre dhe me burgosje. Një prej këtyre shkrimtarëve ishte edhe Kasëm Trebeshina, i cili u kritikua dhe u përjashtua nga Lidhja e Shkrimtarëve e më pas u dënua.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.