Ka vdekur, si pasojë e COVID-19, në moshën 46-vjeçare aktori nga Shkupi, Luran Ahmeti.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur miq të aktorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAhmeti ishte aktor i Teatrit Shqiptar në Shkup ndërsa ka luajtur në shumë filma e seriale të njohura, përfshirë serialin shqiptar “O sa mirë” dhe në serialat e njohur turk “Lugina e ujqërve” dhe "Shekulli Madhështor".
Ahmeti ka luajtur edhe në serialin “O sa mire”, ndërkohë që ka pasur rolet në serialet e njohura turke si “Sulltani i Madherishem”, por edhe tek filmi “Taken” ku luajti përkrah Liam Neeson.
Ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ahmetit.
“Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe kolegët e Luranit dhe lë një zbrazëti të madhe në artin dhe kulturën tonë shqiptare. Skenës artistike teatrale e kinematografike do t’i mungojë talenti dhe profesionalizmi i Luranit, i cili me dashurinë, përkushtimin dhe angazhimin e tij për lojën skenike, arriti të depërtojë edhe në skenën ndërkombëtare. Lurani nuk e përfaqësoi vetëm veten e tij, por prezantoi edhe vlerat e artin shqiptar brenda hapësirave kombëtare dhe jashtë tyre”, ka shkruar ai në telegramin e ngushëllimit.