Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vatikani konfirmon katër papët shqiptarë

Gazeta zyrtare e Vatikanit në Itali, ka publikuar një shkrim të Armillota Giovannit me titullin “Papa Klementi XI dhe Familja Albani”.

Gazetari italian fokusohet në biografinë e Papa Klementit XI dhe familjes së tij, Albani, me origjinë shqiptare, duke cituar edhe tre papë të tjerë, që ishin me origjinë shqiptare.

Papa Shën Eleutherius besohet të jetë i pari Papë shqiptar në Vatikan. Sipas këtij shkrimi ai ka shpërndarë mesazhet e Biblës në plot vende të Perandorisë Romake.

Papa Shën Caiusi njihet si i pari që vendosi rregulla më strikte në mes të peshkopëve dhe hierarkisë në Vatikan.

Papa John IV (640-642) gjatë papatit të tij asnjëherë nuk e ka harruar origjinën shqiptare dhe sipas historianëve ai gjithmonë ka dërguar ndihma për njerëzit në Dalmatia, të cilët jetonin nën hordhitë serbe dhe barbarët e Serbisë.

Image

I fundi Papë shqiptar është Papa Klementi XI (1700-1721), familja e të cilit thuhet se ka luftuar krahas Skënderbeut kundër turqve. Gjatë papatit të këtij të fundit u formua edhe “Kuvendi Kombëtar Shqiptar”, i pari ndonjëherë në Romë, në vitin 1703.

Image
Artikuj të ngjashëm