Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Valdrin Thaqi e Artan Hajrullahu fitojnë çmimin “Muslim Mulliqi”

Vepra e konkretizuar nga, Valdrin Thaqi, që ndërlidhet me metafizikën dhe shpirtëroren e njeriut dhe një seri e vizatimeve të Artan Hajrullahut, që paraqesin një narrativ historik të kujtesës gjatë periudhës së fëmijërisë së tij, janë dalluar për t’iu dhënë këtyre dy artistëve çmimin “Muslim Mulliqi 2018”.

Juria e përbërë nga Visar Mulliqi, profesor i pikturës, Ana Frangofsa, kuratore e Galerisë Kombëtare e Maqedonisë dhe Valentina Boniçi, artiste vizuale nga Italia, kanë konstatuar se artistët Hajrullahu dhe Thaqi ndajnë këtë çmim prestigjioz mbase veprat e tyre kanë krijuar një memorie unike, duke transformuar realitetin në kujtesë.

Më poshtë gjeni raportin e KTV-së për çmimin “Muslim Mulliqi”.