Kemi përpara nesh dy vepra të një autori, me status krejt të ndryshëm, por të cilat kanë një të përbashkët të rëndësishme. Fjala është për dy veprat e fundit të akademik Sabri Hamitit: “Testamenti”, ASHAK, Prishtinë, 2018, ff. 373, me statusin e studimeve për letërsinë, dhe “Kukuta e Sokratit”, Albas, Tiranë, 2018, ff. 107, poezi. Po të lejohem të them dy fjalë për to si lexues i interesuar, shkruan sot Koha Ditore.
Në një përgjigje në formë përshtypjesh në vazhdën e leximeve për pesë dekada, për shkrimtarinë e tij dhe në relacionet me mjedisin, lidhur me Sabri Hamitin, ende pa e pas lexuar librin “Testamenti”, kisha shënuar: Sabri Hamiti ka ardhur me frymëzime, talente dhe interesa të tjera (nga të rrethit). Herët ka manifestuar prirje për poezi, talent që nuk i ka shteruar kurrë. Studimet për letërsinë i ka parë ndryshe nga rrethi, është marrë më shumë me interpretimin dhe kontekstualizimin e veprave. Tek ai gjejmë koncepte dhe ide me burime tek autorë si Barthes, Genet, te narratologjia, e të tjerë të periudhës së strukturalizmit.
Sabriu gjithnjë ka anuar më shumë drejt konceptimeve më të gjera të shqyrtimeve të tij. Më eseistike, mbase mund të thuhej, në kuptimin që i lë të hapura mundësitë për interpretime, mbindërtime. Këtë bindje tani vjen e ma rikujton leximi i veprës së fundit, ku kemi një rimarrje të autorëve e të fenomeneve në letrat shqipe në një vështrim rikapitulues, por me një këmishë cilësuese: “Testamenti”, që ai vetë diku e projekton në serinë e veprave për një poetikë shqipe, filozofi e letërsisë, mbase, shprehet ai, e ku veçojnë çanësimet Letërsia filobiblike, Letërsia romantike, Letërsia moderne, Letërsia bashkëkohore, Historia e letërsisë. /Rexhep Ismajli
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
“Kanoni...” i Hamitit dhe përmbledhja për Gjeçovin – vepra monumentale mbi krijimtarinë shqipe
-
“Formula e pagëzimit” si identitet e “Meshari” rezistencë kulturore
-
Letërsia shqipe si moszbuluese e kontekstit
-
Kamberi: Memorandumi i studentëve për Kosovën tregon vazhdimësinë e politikave të vjetra në Serbi
-
Një vlerësim që konfirmon një bindje kritike