Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Udhëtim në Itali” me lojën elegante e çon publikun nëpër kapërcime tingujsh

Prishtinë, 1 nëntor – Nëpërmjet një programi të veçantë me vepra të inspiruara nga Italia, publiku kosovar u bë pjesë e një rrugëtimi krejt të ndryshëm muzikor. Vlorent Xhafaj nga Shqipëria në violonçel dhe Maurizio Baglini nga Italia në piano, sollën vepra të Liszit, Bussonit e Chopinit në natën e 10-të të edicionit të 19-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale, “KamerFest”.

Mbrëmja e konceptuar pa pushim, nisi me “Kleine Suite op.23” të Busonit, për t’i lënë më pas radhën dy veprave të Lisztit. Të dy muzikantët zunë vendet e tyre. Xhafaj bëri një paralajmërim për veprat në vazhdim dhe sollën fillimisht “Elegie nr.1”, vepër me melodi të qeta, të ngadalta dhe madhështore. Nis me frazë të ulët, për të kaluar më pas në lëvizje më të shpejta duke krijuar kështu edhe intensitet emocional. Sjell edhe një frymë pasionante për të përfunduar me tinguj delikatë. Si e tillë kërkon nga performuesit, por edhe publiku vëmendje të plotë. Për shkak të atmosferës që krijon, e cila bëhet gati hipnotizuese, publikut sikur iu deshën disa sekonda të këndellen pas mbarimit të veprës, për të shpërthyer më pas në duartrokitje.

Bagelini bashkë me Xhafajn para se të vinin në Prishtinë të njëjtin koncert e luajtën edhe në Tiranë e Durrës.

Baglini është ndarë i impresionuar me atë që ka parë në vendet shqiptare/S.Klisurica (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).