Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Udhëpërshkrimet shqiptare” të rreth 150 vjetëve vijnë me ekspozitë

“Udhëpërshkrime shqiptare - Shqipëria dhe shqiptarët në veprat e udhëtarëve dhe misionarëve të huaj 1800-1945”, është ekspozita e cila do të çelet nesër, e premte, në Bibliotekën Kombëtar të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Për të, historiani e gazetari, Durim Abdullahu, ka punuar për të grumbulluar një koleksion prej 100 veprash, që plotësisht ose pjesërisht kanë formën tekstuale të udhëpërshkrimeve, e të cilat përcjellin histori udhëtimesh të bëra nëpër Shqipëri, nga fillimi i shekullit të XIX deri në mes të shekullit XX.

Në njoftimin për media për këtë aktivitet, thuhet se të gjitha këto vepra janë shkruar nga autorë jo shqiptarë - kryesisht francezë, anglezë, gjermanë dhe italianë - e të përkthyera të gjitha në gjuhën shqipe.

Ekspozita është e shoqëruar me 50 fotografi të cilat do shpërfaqin vende e ngjarje të udhëpërshkruesve të huaj, të nxjerra prej këtyre veprave ose që lidhen me to.

Ekspozita çelet në orën 11:00.