(Reuters) – Jazz-trupmetisti i njohur, Ibrahim Maalouf, i disponoi turmat me një koncert në Bejrut, duke sjellë jetë në vendin e goditur nga kriza ekonomike libaneze pas katastrofës së 4 gushtit me eksplodimin në port.
“Për shkak të asaj që po ndodh tani në regjion dhe në Liban, bëhet edhe më rëndësishme prania ime këtu, me performanca muzikore në rrugë dhe në hapësira të tjera”, ka thënë për “Reuters” Maalouf, shtetas libanez-francez, i lindur në Bejrut.
Maalouf, 40-vjeçar, ka ndihmuar në mbledhjen e më shumë se 2 milionë eurove për Libanin nëpërmjet një koncerti bamirës në Francë, pas eksplodimit në gusht që la të vrarë 200 njerëz dhe goditi pjesë të kryeqytetit, përfshirë edhe hapësirën “Beirut Souks” ku ai performoi të premten mbrëma.
Publiku mbajti maska si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit gjatë koncertit që ishte pjesë e festivalit të përvitshëm “Beirut Chants”, një seri e performancave gratis që mbahen para Krishtlindjeve.
Libani është në grahmat e një kolapsi ekonomik që ka paralizuar bankat e tij dhe ka shkaktuar rënie të shkëmbimit valutor të parave, ka shkaktuar varfëri, papunësi dhe ikje të njerëzve të shkolluar nga vendi.
“Kemi nevojë për diçka si kjo tani, në mënyrë që gradualisht të dalim nga ajo në të cilën kemi rënë, me shpresë që shpejt do të shohim më shumë ngjarje të tilla me artistë, në mënyrë që të mund ta ringjallim Libanin edhe një herë”, ka thënë Rony Challita, që ndoqi koncertin.
-
The Weeknd dhuron 300 mijë dollarë për tragjedinë në Bejrut
-
Të braktisur nga shteti, libanezët ndihmojnë njëri-tjetrin
-
Protesta të mllefosura në Bejrut, protestuesit hyjnë në objektin e Ministrisë së Jashtme
-
Libani para krizës humanitare
-
Arrestohen 16 persona për shpërthimin në Bejrut, nisin protestat