Artistja Tringa Rexhepi, e cila së bashku me familjen saj ka shkuar refugjate në Kanada, po vazhdon që të paraqesë punën e saj para publikut kanadez.
Ajo kësaj radhe ka krijuar një koreografi në të cilën kanë performuar aktorë kanadezë, shkruan KultPlus. Përveç lëvizjeve dhe rrobave kombëtare, Rexhepi ka zgjedhur këngën “Vallja e Rugovës”, si melodi përcjellëse të koreografisë së saj të realizuar. Kështu e gjithë koreografia përmban brenda vetës motive shqiptare.
Kjo nuk është hera e parë që ajo paraqitet para publikut kanadez, pasi që ajo ka qenë e përfshirë edhe në muzikë ku pati lansuar këngën “Go”, si dhe performanca të tjera që kanë të bëjnë me artin.
Artikuj të ngjashëm
-
Defi shqiptar e shoqëron Bebe Rexhën gjatë dushit
-
Rita Ora shfaqet në ekranin e madh të New Yorkut me veshje kombëtare shqiptare
-
Rita Ora shkëlqen me veshje tradicionale shqiptare në videoprojektin e ri
-
Tringa Shala, balerina moderne
-
“Kompozicion 2” shpalos edhe traditën shqiptare para publikut kanadez