Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tri artiste shqiptare pjesë të ekspozitës në Berlin

Ekspozitë në ambientet e Institutit Bullgar të Kulturës në Berlin me artistë bashkëkohorë nga Ballkani e Bullgaria, ndër to edhe Mimoza Veliu, Linda Vukaj dhe Shqipe Kamberi, bën të ditur DW.

Dhjetë artistë me prejardhje nga Ballkani Perëndimor dhe Bullgaria kanë sjellë punimet e tyre në institutin Bullgar në Berlin.

Ndër to edhe tre emra shqiptarë: Mimoza Veliu me dy foto që pasqyrojnë gjendjet shpirtërore të së përditshmes (Up&Down), Linda Vukaj, me momentet e fiksuara në celuloid gjatë një fotoreportazhi në Shqipëri (Pezull) dhe Shqipe Kamberi me "Nusja", një instalacion që tematizon situatën e femrave në zonat rurale.

Eskpozita është e hapur deri më 11 tetor 2018.