Që nga themelimi i Perandorisë Romake në vitin 27 para erës sonë, shumica e perandorëve kanë lënë gjurmë në ndonjë mënyrë në historinë e Romës e në këtë mënyrë edhe në historinë e njerëzimit.
Disa nga këta kanë mbetur të njohur si njerëz me të meta fizike e psikike që u kanë bërë dëme të mëdha Romës dhe shtetit romak (si Neroni, bie fjala, për të cilin thuhet se qëllimisht e dogji Romën, Kaligula, i cili kalin e vet e kishte shpallur senator e konsull, Elagabali, Komodi e të tjerë), ndërsa një numër i konsiderueshëm prej tyre, në mesin e të cilëve perandorët Augusti, Trajani, Diokleciani, Konstandini i Madh e të tjerë, në historinë jo vetëm romake, janë shënuar me shkronja të arta për shkak të të mirave që u kanë sjellë Romës dhe njerëzimit, shkruan sot Naser Ferri në Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 8 gusht të këtij viti (2017) u bënë plot 1900 vjet nga vdekja e njërit nga perandorët më të jashtëzakonshëm të Perandorisë Romake - Trajanit.
Marcus Ulpius Traianus (emri i plotë perandorak i tij ishte: Imperator Caesar Divi Nervae filius Traianus Optimus Augustus dhe Caesar Nerva Traianus Germanicus), ndërsa kësaj titullature pas Augustus shpesh i shtoheshin edhe agnominat (lloj nofkash) sipas emrave të popujve të cilët i kishte pushtuar Trajani: Germanicus, Dacicus, Parthicus, u lind më 18 shtator të vitit 53 në familje të guvernatorit të provincës në Baetica, Hispani (Sevila e sotme në Spanjë). Trajani ishte perandor senatorial, pjesëtar i dinastisë Antoninus (që ishin pasardhës të italikëve më herët të kolonizuar në Hispani) së bashku me perandorët: Nerva (96-98), Hadriani (117-138), Antonin Piu (138-161), Mark Aureli (161-180), Luc Veri (161-169), dhe Komodi (180-192), ndërsa thuhet së nga të gjithë pasardhësit perandori August Trajani kishte qenë më i jashtëzakonshmi.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.