Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“T’padashtun” në betejë për t’u pranuar deri në pajtim

Në shikim të parë “T’padashtun” mund të duket si film për luftën e fundit në Kosovë. Por në fakt është i ndërtuar mbi një ide krejt tjetër: pranimin.

E kjo nevojë për të qenë të pranuar, vërehet gati te secili personazh, në njërën apo tjetrën formë. Zana (Adriana Matoshi) në këtë rast, duhet ta pranojë djalin e saj, i cili ka ardhur si rezultat i një shtatëzanie të padëshiruar.

Ndërsa Albani, (Jason De Ridder) duhet të mësojë ta pranojë nënën ashtu siç është, me të gjitha vuajtjet dhe krejt çfarë ka kaluar në jetë.

Krijimi i një situate të tillë ka qenë pika bosht e krijimit të skenarit, dhe më pas regjisë nga Edon Rizvanolli. “T’padashtun” është filmi i tij debutues në metrazh të gjatë. Pas premierës që pati në festivalin prestigjioz në Karlovy Vary të Çekisë para dy javësh, filmi u shfaq edhe për publikun në Kosovë, të enjten, kur hapi edicionin e sivjetmë të festivalit “PriFilmFest” në kryeqytet.

Kërkimi i vetes trajtohet prej një këndi që shtjellon temën se si dy personazhet kryesore, Zana dhe Albani, e gjenden në një ambient ku ndihen të humbur. Pas luftës së fundit në Kosovë ajo shpërngulet në Holandë, ku edhe lind djalin e saj. Punon në një dyqan lulesh. Si kosovare ajo nuk e ndien veten pjesë e shoqërisë ku jeton. E as Albani.

Filmi hapet me skenën ku ai grushton një djalosh në shkollë. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)