Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Tingujt e flautit” si triumf ndaj heshtjes

Rrathët koncentrikë që ilustrojnë posterin e festivalit “Tingujt e flautit” janë si intro e zbërthimit të konceptit të edicionit të sivjetmë, të nëntit me radhë. “Ritualet vjetore” si nëntitull e plotëson qasjen që sivjet shkon përtej muzikës. Vjen si një lloj ngërthimi me filozofinë, shkruan Koha Ditore.

Pikërisht maksima e filozofit francez, Jacques Attali, është “kryefjala” e fjalës hyrëse me të cilën “Tingujt…”, që do të nisë të dielën, i drejtohet publikut. Aty shkruhet se Attali, duke e analizuar veprën e piktorit Brueghel, pati thënë se janë dy organizime sociale të socialitetit: “njëri është norma e tjetri është festivali”.

“Festivali si manifestim praktik i zhurmës natyrore, që e karakterizon, e ka ritualin – koncertet që në këtë festival i shohim përbrenda optikës puritane të fluksit dhe valës e që është rituali aty ku sublimohet ‘simulacrumi’ muzikor, ku harmonia dhe disonanca bashkëjetojnë duke na çmagjepsur nga bota e kodit e që në një gjuhë të reduktuar ky kod e ka këtë formë shprehëse: po shkoj në koncert të muzikës klasike’”, shkruhet aty.[Më gjerësisht lexoni Kohën Ditore]