Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Thyerja e tabuve ku takohen “Moonlight” dhe “Martesa”

Dilema e zorshme e Hollywoodit për sivjet ka marrë fund kur u zbulua përgjigjja nëse Akademia do të ikë me “La La Land” apo do t’i kthehet realitetit me “Moonlight”, shkruan sot Koha Ditore.

Fund ka marrë edhe trysnia e mediave në kohën kur kineastët e nominuar për “Oscar” po kryqëzonin gishtërinjtë, tapeti i kuq qe shpalosur para dyerve të “Dolby Theatre” e shampanja me të cilën do të festohej më vonë, qe vënë nëpër kovat e mbushura me akull.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe për herë të parë në historinë e ceremonisë prestigjioze, të dy konkurrentët më të fuqishëm, u shpallën fitues të çmimit kryesor. Mjuziklli “La La Land” për vetëm dy minuta, e “Moonlight” përgjithnjë. Mes dëshirës për ta shfaqur Hollywoodin si vend ku ëndrrat bëhen realitet dhe tundimit për të çuar porosi kundër paragjykimeve, shumica e anëtarëve të “Academy Award” u përcaktuan për të dytën. “Moonlight” rrëmbeu “Oscarin”- ani pse midis kaosit e porosive për politikën. Triumfi i dramës së Barry Jenkinsit është një distancim i kineastëve nga deklaratat raciste të presidentit amerikan Donald Trump.

Në Amerikën e udhëhequr nga presidenti që merr vendime për t’ua ndaluar hyrjen emigrantëve a qytetarëve të shteteve me shumicë myslimane – drama për një afro-amerikan homoseksual – godet në shenjë. Por kur është fjala për paragjykimet e luftimin e tabuve gjërat nuk janë hiç më mirë as përtej Oqeanit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image