Vështirë se mund të hysh në një rrjet social pa qenë i bombarduar me thënie motivuese. Mirëpo pas çdo fjalie të zakonshme është një njeri që e ka shkruar atë- dhe me sa kuptohet thëniet motivuese janë shndërruar në një industri fitimprurëse, shkruan sot Koha Ditore.
“E sotmja është një dhuratë, prandaj edhe quhet e tashme/dhuratë”.
“Udhëtimi ka rëndësi, jo destinacioni”. “Jeto, dashuro dhe buzëqesh. (Dhe mos harro ta ndash me të tjerët e të na ndjekësh!).
Thëniet motivuese janë endemike në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook dhe Instagram të mbushur me mesazhe “të thella”, shpeshherë të vendosura në një prapavijë interesant. Ju i dini ato llojet e fotografive - me një ujëvarë apo perëndim dielli që thotë “Nuk mund të shihni ylberin pa rënë shiu”, që tezja/halla i shpërndan me komentin “Shumë e vërtetë”.
Këto thënie mund t’i bëjnë shumë njerëz të përulen, mirëpo aq të famshme janë këto thënie online saqë mund të jenë një biznes i madh – pëlqimet, shpërndarjet, dhe kthimi i tyre në para krijon një industri të tërë me thënie inspiruese.
Shawn, 45- vjeçar nga Kanadaja, posedon disa llogari me thënie motivuese në rrjetet sociale dhe njëkohësisht edhe një ueb faqe të mbushur me thënie. Llogaria e tij në Twitter, @motivational, ka 669 mijë ndjekës; llogaria e tij në Facebook @quotesandsayings ka mbi 4 milionë. Interesimi i tij në thënie motivuese ka dalë të jetë fitimprurës, dhe derisa ai mban një punë të zakonshme në industrinë e teknologjisë, ai thotë se sjell në shtëpi dy apo tri herë më shumë të ardhura se paga e tij përmes të ardhurave nga faqja.
Edhe
Pse të rinjtë kanë ndaluar së postuari në rrjete sociale?
“Unë mund të lë punën time të përditshme falë të ardhurave që po marr”, thotë ai.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)