Është një argument që duhet bërë ngase realisht gjithë çfarë ju duhet nga një film aksion gjatë verës është Jason Statham dhe diçka që ai të godasë. Cilido film që përmbush këto kritere bazike nuk mund të jetë shumë i keq.
Në filmin “The Meg”, shënjestër i Stathamit është një peshkaqen parahistorik, i njohur si megalodon, që ndodhet i ngujuar nën një barrikadë.
Është tunduese të pranohet se të gjithë filmat e tillë janë pasardhës direkt të njërit prej më të mëdhenjve të këtij lloji, “Jaws”. Por “The Meg” ka po aq AND sa edhe “Godzilla”, përbindëshit nga thellësia, që zgjohet nga njerëzimi dhe tani sillet përreth nëndetëseve sikur një qen me një lodër.
Sigurisht që kjo është një fantazi e këndshme. Është thjesht mëkat, që kur siguron dy përbërës kaq premtues si Statham dhe një peshk gjigant dinozaur, filmbrësit nuk ia dalin të bëjnë diçka më tepër sesa kaq. Skenari ndihet sikur të ishte mbledhur nga një ansambël dialogësh të filmave aksion. Në dhjetë minutat e parë dëgjojnë gjëra si “ka diçka këtu”, ose “oh zoti im”, “ia dalim” dhe “çfarë ke bërë”? Statham është asi lloj ylli filmi që djersitet, por në rolin e shpëtimtarit të ujërave të thella, specialistit, Jonas Tyler, ai lihet krejtësisht në det i vetmuar, nga banaliteti i rreshtave të tij.
Filmi sigurisht që e arsyeton vlerën e vet monetare jashtë asaj që ndodh me peshkaqenin – kemi disa xhirime interesante e entuziazmuese. Por sidoqoftë, është një lloj qëndrimi paksa i varfër që e minimizon kredibilitetin e filmit me përbindësh... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)