“The Clinton Affair” mini-seriali me gjashtë pjesë mbi skandalin e Presidencës së Bill Clintonit, i mungon pikëvështrimi. Është i drejtpërdrejtë në stil dhe i paanshëm në ton. Çuditërisht këtë e rekomandon. Ngjarjet që mbulon janë bërë sensacion e janë politizuar për një kohë të gjatë saqë duke i parë ato që prezantohen në mënyrë natyrale dhe në rende kronologjike është befasuese, veçanërisht sa i përket historive të tri grave: Paula Jones, Kathellen Willey dhe Juanita Broaddrick, raporton Koha Ditore.
Këto janë gra të cilat në vitet ‘90, publikisht akuzuan presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ngacmim dhe sulm seksual. Ka qenë një vit për ri-konsideratë të Presidencës së Bill Clintonit dhe lutjeve të tij; dhjetori shënon 20-vjetorin e akuzimit të Clintonit.
Ken Starr është kthyer për të mbrojtur hulumtimin e tij në memoarin, “Contempt”. Linda Tripp është ri-paraqitur në Capitol Hill, teksa e prezanton veten si rrëfyese e guximshme e së vërtetës e cila është përballur me “linçim të lartë” pasi që e nisi këtë gjë. Ndërsa Billi dhe Hillary janë duke e organizuar një turne të titulluar “Një mbrëmje me Clintonët”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”)